Në Reddit, vazjat tregojnë disa nga pyetjet më të çuditshme dhe të bezdisshme që kanë marrë në një takim të parë. Shpresojmë që çunat ta lexojnë këtë dhe të mbajnë shënime se çfarë *nuk* duhet të thonë!
1. Dikush po përpiqej të hapte një temë dhe më pyeti: ‘Sa kohë ke që je aziatike?’. Qesha, por pastaj kuptova që nuk ishte shaka….
2. Erdhi me ide të qarta. Më kërkoi të martoheshim që të merrte leje qëndrimi në shtetin ku jetoja unë.
3. Gjëja e parë që më pyeti ishte se çfarë diplome kisha.
4. Më pyeti: ‘A mund të të marr hua një fije floku që ta përdor si fill dentar dhe të pastroj dhëmbet?’
5. Dikur kam dalë me dikë që me pyeti direkt a do e kisha problem të jetoja me një partner të ri, dhe fëmijët t’i lija te gjyshërit.
6. S’mund të mungonte: Sa partnerë ke patur?
7. Po flisnim për seksin dhe më tha: ‘Ti qenke e mirë në seks domethënë. Nuk je e virgjër…. Më vjen keq!
8. Teksa po hanim, më pyeti rreth seksit oral dhe tha që “më mirë ta shkëpusnim njohjen që tani”, nëse nuk bëja seks oral.
9. Më pyeti: A ke të holla? – teksa po bënte llogaritë për të ndarë faturën.
10. Sugjeroi të shkonim në një vend të shtrenjtë dhe kur pagoi, më pyeti: “Kështu të qerasin gjithmonë ty?”