Gratë në biznes-kushtet, sfidat dhe paragjykimet

February 10, 2022
min lexim

Gratë në biznes” kryesisht iu referohet statistikave për numrin e grave të përfshira në biznes e jo një force e cila ndikon ekonomikisht në zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e familjes dhe shoqërisë, siç duhet të jetë.

Tekst i portalit AJO.MK

Edhe pse edhe në nivel global pjesëmarrja e ulët e grave në biznes vazhdon të jetë temë debati, kjo padyshim është shumë më e theksuar në vendet më pak të zhvilluara. Në vendin tonë nuk ka të dhëna të sakta për numrin e grave në biznes, por vetëm shifra për posedimin e pronësisë, gjë që pamundëson të kemi një pasqyrë reale se si funksionojnë dhe sa janë të suksesshme ato. Ndërsa, vetëm me të dhëna të sakta mund të krijohen politika gjithëpërfshirëse të cilat do të detektonin saktë problematikat dhe mangësitë në sferën e bizneseve të udhëhequra nga gratë.

Biznesmenja shqiptare në vend Gëzime Fejzi, e cila është edhe pronare e kompanisë së suksesshme “Caseificio Cesarina Fejzi” nënvizon se krahas të gjitha sfidave tjera, gratë nuk marrin guxim ose nuk rrezikojnë të nisin biznese të reja, por fokusohen te bizneset ekzistuese. Njëherit gratë ballafaqohen edhe me mungesën e informacionit i cili është shumë i rëndësishëm në këtë proces.

Arsyet që gratë nuk marrin guxim të hapin biznes janë të shumta. Gratë së pari nuk kanë përkrahje nga ana e familjes më të ngushtë ( nëse është e martuar ) bashkëshorti dhe fëmijët ( nëse është e pamartuar) dihet babai, nëna, vëllai e të tjerë. Arsye tjetër është guximi dhe ideja jo e qartë se çfarë biznesi do të hap për shkak se çdo herë fillojnë me atë që çka ka hapur ” filanja ” edhe unë të hap ku bëhet gabimi më i madh dhe shumica e bizneseve dështojnë. Arsye tjetër është se nuk kanë qasje edhe në informata se ku dhe si mund të vijnë deri te mjetet financiare. Si dhe mungesa e  informacioneve rreth hapjes dhe zhvillimit të biznesit si p.sh. përgatitja e biznes planit, problemet rreth hapjes dhe zhvillimit të biznesit e të tjerë. Sidomos sot në momentin kur e gjithë bota ballafaqohet me Kovidin, ku shumica e bizneseve ( qoftë të mëdha apo të vogla) janë në prag të mbylljes apo i kanë mbyll atëherë hasim në një pikë pyetje të madhe a do hapim biznes apo jo?” thotë Gëzime Fejzi.

Sipas profesorit universitar Veland Ramadani i cili ka realizuar studime dhe punime për bizneset e udhëhequra nga gratë, kjo vjen si pasojë e arsyeve të shumta. Ndër to (mos)përkrahja nga familja dhe rrethi, paragjykimet, mungesa e mbështetjes financiare dhe mos balancimi i jetës private me atë profesionale.

Marrë në përgjithësi nga studimet  e bëra në këtë lëmi, mund të veçoj 3 arsye kryesore. Historikisht është menduar se biznesi është profesion ekskluzivisht për meshkuj dhe femrat kanë qëndruar mënjanë duke u fokusuar në gjëra tjera, si familja, shtëpia apo ndonjë punë në shërbime, arsim, e të ngjashme. Pastaj, femra rrallë e ka gjetur përkrahjen e duhur nga familja, qoftë bashkëshorti apo prindërit se edhe ato mund të merren me biznes dhe t’iu gjinden afër për t’i motivuar drejt realizimi  të një projekti biznesor. Në fund, pamundësia për të balancuar raportin punë-jetë ka kontribuar dukshëm që numri i femrave të jetë më i vogël në biznes; disa obligime tradicionale të femrës ndaj familjes, e në veçanti fëmijëve ia pamundësojnë angazhimin e plotë një femre në biznes, duke konsideruar se biznesi privat është aktivitet ‘pa orar pune’.”– thotë profesori universitar Veland Ramadani.

Sfidat me të cilat ballafaqohen gratë në procesin e hapjes së biznesit deri te zhvillimi i tij janë të shumta, duke filluar nga mungesa e posedimit të pronës së tyre, financat që shumë më lehtë do të arrijnë t’i marrin burrat në këtë sferë dhe mungesa e përkrahjes së institucioneve për ti ndihmuar gratë që duan të hapin biznes, nënvizon Gëzime Fejzi.

Mbështetja dhe lehtësimi për hapjen e biznesit  nga ana e institucioneve në vendin tonë, por edhe më gjerë në rajon, është shumë e vogël gjë që nuk është e mjaftueshme për një biznes sidomos kur bëhet fjalë për biznes që do të hap një grua apo që veç është i hapur. Psh Ministria e Ekonomisë mbështet bizneset që duan të hapin apo start-up  ose  biznese të hapura tanimë, dhe ato i mbështesin me 120.000 den. Por, për ta marrë një ndihmë të tillë duhet të jesh ndër të parat të konkurrosh për shkak se buxheti është shumë i vogël. E derisa të kupton një grua që jeton nëpër vendet rurale nuk mund të arrij në kohë që të merr informatat për grante të tilla. Për institucionet tjera nuk kam informata.  Poashtu nuk ka më ndihma financiare edhe nga ana e organizatave joqeveritate si dhe ambasadat që veprojnë në shtetin tonë. Gjithashtu edhe në fondet evropiane si IPAD, IPARD e shumë të tjera është shumë vështirë që një grua të depërtoj, të konkurroj në këto fonde për shkak se deri tani asnjë grua nuk ka  fituar ndonjë fond, grant apo kredi pa interes. Dhe në fund edhe nëse ka dëshirë ose ide për të filluar një biznes gruaja nuk është e mbështetur nga ana e institucioneve. Si përfundim heq dore nga ëndrra e saj që do të bëjë diçka apo të hap një biznes.” thotë Gëzime Fejzi.

Gratë fillimisht duhet të përkrahen nga pushteti lokal i cili ka fonde të veçanta për zhvillimin e bizneseve të grave e më pas nga agjencitë dhe institucionet qeveritare të cilat duhet të jenë stimuluese dhe motivuese për mbështetje fillestare. Por sa janë reale thirrjet dhe publikimet?

Në këtë drejtim profesori universitar Veland Ramadani vendos theks të veçantë në mungesën e mbështetjes materiale dhe profesionale reale institucionale që duhet ta kenë gratë në hapjen e bizneseve, gjë që fatkeqësisht në vend është mjaft e zbehur.

“Mekanizmat dhe instrumentet stimuluese që vijnë nga qeveria janë mjaft të rëndësishme për të zhvilluar ndërmarrësinë e femrave por fatkeqësisht ato janë shumë pak në numër. Edhe ato programe dhe aktivitete që parashihen për të përkrahë ato, më shumë janë pro-forma, se sa me një efekt konkret dhe real. Shpesh ajo përkrahje është shumë simbolike në terma financiarë, gjë që nuk mundëson përkrahje reale të bizneseve nga femrat. Mungojnë programe trajnimi, stimulimi dhe përkrahje financiare konkrete dhe përmbajtësore që do të kontribuonin në rritje reale të angazhimit të femrave në biznes.” thekson Profesori universitar Veland Ramadani

Ai shton se edhe pse kohëve të fundit qasja deri te informacioni rreth bizneseve dhe programeve përkrahëse është më e madhe, përfshirë këtu edhe për gratë dhe vajzat gjithsesi se informacioni i duhur në kohë të duhur është më se i nevojshëm dhe determinues për një biznes të suksesshëm, mirëpo aspektet e përmendura më lartë disi po e pamundësojnë integrimin real të gruas në botën e biznesit.

Bazuar në kushtet dhe sfidat e lartpërmendura shohim se të gjitha gratë kanë vështirësitë e njëjta në nisjen dhe zhvillimin e bizneseve të tyre. Një fushë e ashpër ku zhvillohen beteja në shumë aspekte e që bën shumë gra të dështojnë para se të nisin idetë e tyre.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tabaku tregon arsyet: Pse PD do të votojë pro zgjatjes së vettingut

Story i radhës

Kura me kamomil dhe sodë kundër sinozitit dhe hundëve të bllokuara

Të fundit nga

ShkoLartë