Gratë e Ukrainës po poshtërohen: Rruajtje e kokës dhe detyrim të qëndrojnë të zhveshura

min lexim

Më shumë se 1000 civilë dhe më shumë se 700 ushtarakë po mbahen në burgjet në Rusi ose nga separatistët pro-rusë, tha zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.

Në një intervistë emocionale për Reuters, Vereshchuk tha se ajo ishte më e shqetësuar për më shumë se 500 gra në mesin e civilëve, të cilët po përballeshin me poshtërime të rregullta, si rruajtja e kokës dhe detyrimi për të qëndruar në këmbë ose për t’u zhveshur, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Ajo gjithashtu tha se dinte për raste përdhunimi.

“Ata duan që ne të kemi frikë. Ata duan që ne të qajmë dhe të jemi viktima. Por ne nuk jemi. Vajzat dhe gratë tona… na kërkojnë të vazhdojmë të luftojmë për fitoren tonë,” shtoi Vereshchuk.

Ajo tha se shumë civilë po mbaheshin “përkrah kriminelëve” dhe se Moska ishte e përgatitur vetëm për të shkëmbyer të burgosur ushtarakë.

BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet e Vereshchuk dhe Rusia thotë se po siguron të gjithë të burgosurit e luftës në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

A po kryen Rusia gjenocid në Ukrainë?

Story i radhës

Basha dhe Berisha shkëmbehen në kuvend, shmangin vështrimet e njëri-tjetrit

Të fundit nga