Gratë e famshme i përgjigjen pyetjes më të vështirë: Çfarë e bën një burrë seksi?

min lexim

Dilema e përjetshme nuk do të marrë kurrë një përgjigje që mund ta quajmë të saktën. Sytë e secilës e perceptojnë ndryshe çfarë e bën një burrë të duket seksi, por jemi të sigurtë që do të nxirrni një përfundim nga gratë e famshme të një tjetër epoke. Çfarë është për to një burrë seksi?!

Madonna

“Të kenë humor, të jenë ambiciozë dhe mbi të gjitha të vërtetë.”

Joanne Woodward

“Të jetë e kundërta ime ka vetëm përfitime! Unë kam qenë e martuar me Paul (Neëman) për 29 vite dhe ai në sytë e mi është akoma burri më tërheqës në botë. Interesat e tij s’ishin interesat e mia. Ai pëlqente të shkonte në çdo lloj sporti, kurse unë jo. Ai s’e pëlqente kërcimin, unë vdisja. Gjithsesi, pavarësisht ndryshimeve, ose për shkak të tyre mund të them se nuk kam qenë asnjë ditë e mërzitur gjatë jetës time me të.”

Barbra Streisand

“Të jetë vital, i gjallë, të mos ketë frikra, të përfitojë nga çdo shans dhe të më trajtojë si grua jo si të famshme.”

Barbara Hershey

“Mua më pëlqejnë burrat që ruajnë standartin e cilësive të vjetra- humorin, inteligjencën, ndjeshmërinë.”

Dolly Parton

“Unë gjithmonë kam qenë e mahnitur nga burrat e gjatë, elegantë dhe pa shumë muskuj apo qime në krahërorin e tyre. Fiks si im shoq. “

Princesha Sophie e Monaco

“Të jetë i ndjeshëm, i sinqertë dhe të ketë sens humori të çmendur. Ndonëse e shijoj shoqërinë e tyre, unë s’do të martohesha kurrë me një francez. Dua dikë që është i hapur në botën që e rrethon, jo thjesht dikë që jeton sipas traditave të familjes.”

Oprah Winfrey

“Burri im duhet të jetë i sjellshëm dhe i gëzueshëm!”

Cher

“Një burrë s’duhet të jetë i bukur për mua që të më duket seksi. Unë dua të jem me dikë për atë çfarë është brenda. Duhet të dijë si të përshtatet, të më bëjë të kalojë mirë. Nëse unë dua të sillem si fëmijë, ai duhet të sillet gjithashtu si unë. Kur jam serioze, të jetë serioz bashkë me mua.”

Kelly Mcgillis

“Ndihmon nëse është i gjatë…mund t’i jap një shans.”

Kim Basinger

“Të jetë ekspert në artin e puthjes. Të jetë i pastër dhe të ketë frymëmarrje edhe më të pastër. Puthjet janë gjëja më interesante e romancës, pjesa më seksi e gjithë gjësë.”

Susan Sarandon

“Një burrë që është pasionant ndaj jetës, ndaj çdolloj pune që bën. Ai duhet të jetë mjaftueshëm i mençur sa për të ditur që nuk ka pse të dijë gjithë përgjigjet e dilemave të tij dhe se duket interesant teksa vazhdon kërkimin për zbulimin e tyre.”

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kombëtarja stërvitet me ngarkesë të plotë

Story i radhës

Sejdi Blakaj, bojkoton Kampionatin Ballkanik në Selanik

Të fundit nga