Futbollisti Granit Xhaka më me ëndje e kujton ndeshjen me Serbinë, e cila ishte speciale për të dhe për shqiptarët e Zvicrës.
Dhe, pikërisht ai dhe Xherdan Shaqiri, me golat e tyre, e kishin vendosur fitoren e Zvicrës ndaj serbëve në Botërorin e Rusisë.
E futbollisti i Arsenalit këtë ndeshje e ka konsideruar si më emocionuesen në karrierën e tij.
“Ajo ndeshje ishte më emocionuesja, më prekësja e karrierës sime”, deklaroi Xhaka për “Keystone-ATS”.