Bayer Leverkuseni ka luajtur baras (1:1) me Brest-in vendas, në kuadër të xhiros së tretë të Champions League në futboll.
Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, kësaj radhe nuk ka startuar nga minuta e parë për Leverkusenin.
Xhaka u paraqit nga minuta e 63-të në barazimin e kampionit gjerman.
Për Leverkusenin shënoi Wirtz (24’) dhe për Brest-in Lees-Melou (39’).
Brest dhe Leverkusen vazhdojnë pa humbje, dy fitore e një barazim, duke u renditur në vend të tretë përkatësisht në të katërtin me nga 7 pikë të mbledhura.
Burimi: botasot.info