Granit Xhaka i tregoi Milenkoviqit se kush është zemra e Kosovës

November 18, 2024
1 minut lexim

Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, edhe një herë i ka treguar provokatorit serb, Milenkoviq, se kush është zemra e Kosovës. Milenkoviqi e ka si inati Xhakën vetëm pse është nga Kosova.  

Madje pamfleti serb “Kurir” nga frustrimi ka shkruar: “Milenkoviq ka kapur për fanellë provokatorin shqiptar Xhaka, më pas ka ndërhyrë Mitroviq!”.

Futbollisti serb Nikolla Milenkoviq dhe përfaqësuesi zviceran Granit Xhaka, u përplasën sërish gjatë të premtes që e lamë pas, kësaj radhe në Zurich.

“Shokët e skuadrës parandaluan më shumë kaos, por sërish dy futbollistët shkëmbyen fjalë të ashpra që mund të “lexoheshin” nga buzët e tyre.

Kapiteni i Serbisë, Aleksandar Mitroviq ka qenë i matur. Fillimisht qetësoi Milenkoviqin, i cili po e kapte për fanellë Xhakën dhe më pas qetësoi kapitenin e Zvicrës”, ka shkruar mes të tjera pamflerti serb.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Park multifunksional në lagjen `Kodra e Trimave në Prishtinë

Story i radhës

Zbulimi i laboratorit të drogës, befason eksperti: Po hetohet një grup më i madh, shpejt …

Të fundit nga

ShkoLartë