Mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, ishte i pafat ditën e sotme, në miqësoren që Arsenali zhvilloi ndaj Juventusit, teksa shkaktoi një autogol në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Xhaka devijon topin me kokë, duke i dhënë kështu avantazhin skuadrës bardhezi.
Pjesa e parë përfundoi me rezulatin 0-1, ndërkohë që në pjesën e dytë,
Arsenali shkaktoi një tjetër autogol, në minutën 90+1’ me anë të mbrojtësit Holding.
Dueli miqësor mes Arsenalit dhe Juventusit përfundoi me rezultatin 0:2 në favor të skuadrës italiane, që iu fal 2 autogolave.