Në Kampionatin Botëror në Katar, FIFA mbledh më shumë të dhëna të lojës se kurrë më parë. Shefi i të dhënave Chris Loxston shpjegon se çfarë premton shoqata botërore.
Të dhënat nuk synojnë vetëm ta bëjnë futbollin më të lehtë për t’u kuptuar për tifozët, si për shembull me vizualizimet e reja gjatë transmetimeve televizive. FIFA gjithashtu dëshiron të ndihmojë lojtarët, trajnerët dhe shoqatat të zhvillohen për ta bërë veten dhe lojën më të mirë – dhe ekspertët mund të përfitojnë gjithashtu, shkruan mes të tjera “20min’.
“Me këto të dhëna nuk bëhet fjalë më vetëm për opinionet dhe përshtypjet e ekspertëve individualë në televizion, ne mund të dokumentojmë gjithçka me të dhëna. FIFA është e lumtur të investojë shumë në këtë shërbim dhe në këtë fushë, sepse është e bindur se këto të dhëna janë me përfitim të madh për të gjithë të përfshirët dhe të interesuarit”, tha Loxston.
Të dhënat tregojnë performancën e fortë të Xhakës!
I pyetur për informacionin rreth ndeshjes së të tetës së finales, Zvicra kundër Portugalisë, ai tha duke buzëqeshur: “Në shumë aspekte, të dhënat mes dy skuadrave janë në fakt plotësisht të balancuara – përveç distancës së vrapimit dhe, natyrisht, golave. .”.
Megjithatë, një vështrim i të dhënave tregon edhe në statistika të ndryshme, performanca e kapitenit të kombëtares, Granit Xhaka është në epërsi absolute me Zvicrën.
Për herë të parë këto të dhëna do të përfshihen edhe për çmimet e Kupës së Botës. Për shembull, për “Këpucën e Artë” ose “Dorezën e Artë” në fund të turneut.