Fitore e paharrueshme e Zvicrës me rezultat 2:0 ndaj Italisë, ku u kualifikuan në çerekfinale të Kampionatit Evropian 2024.
Ndaj Italisë la gjurmë edhe te Granit Xhaka. Kapiteni i kombëtares së Zvicrës u shfaq plotësisht i relaksuar para mediave mbrëmjen e së dielës.
“Unë jam shumë krenar. Jo vetëm për rezultatin, por edhe për performancën.
Duke luajtur si ekip në këtë nivel, me këtë intensitet, me këtë mendësi ndaj një kundërshtari të madh. Mendoj se bëmë një lojë të shkëlqyeshme.
Natyrisht, në lojërat me eliminim direkt bëhet fjalë për të ecur përpara.
Por mënyra se si luajtëm, disiplina që kishim, me dhe pa top, ishte e shkëlqyeshme. Në Kampionatin Evropian tre vjet më parë, Italia na shkatërroi para ndeshjes vetëm me gjuhën e trupit. Këtë herë ishte e kundërta. Nuk e kam parë kurrë Italinë kaq të qetë në fushë”, thotë Granit Xhaka, transmeton mediumi zviceran “Blick”.
Ai flet edhe për golin e Ruben Vargasit: “Kisha një ndjenjë. Kur u kthyem në fushë në pjesën e dytë, i thashë Rubenit se duhej të gjuante në portë. Ai pati një ose dy mundësi në pjesën e parë ku duhej ta përfundonte.
Para golit e thirra nga pas që të gjuante”.
Burimi: botasot.info