Grand Theft Auto 6 do të ketë një karakter protagonist femër dhe ngjarjet do të zhvillohen rreth qytetit të Miami Vice.
Sipas një raporti të Bloomberg një femër Latina do të jetë një prej dy karaktereve kryesore të lojës ndërsa rrjedha e ngjarjeve të saj është influencuar nga hajdutët e bankave Bonnie dhe Clyde.
Raporti sugjeron se plani origjinal për GTA 6 ishte të bëhej shumë më e madhe sesa çdo lojë tjetër GTA me harta që mbulojnë hapësira të mëdha të Amerikës së Veriut dhe Jugut. Madje emri i koduar i lojës ishte Project Americas.
Siç duket plani dështoi se dizajnerët e lojës vendosën të fokusohen në një qytet, një version imagjinar i Miami.
Gjithashtu sipas raportit Rockstar do të vazhdojë përditësimin e GTA 6 me misione të reja e madje edhe qytete të reja. Pavarësisht se harta do të jetë shumë më e vogël sesa ishte projektuar me Project Americas, ende do të jetë e madhe. /GameWorld Albanian