Loriana Kuka po vazhdon me paraqitje të mira në Grand Slamin që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Xhudistja kosovare triumfoi në çerekfinale ndaj holandezes, Guusje Steenhuis me dy waza-ari.
Kësisoj, Kuka kualifikohet në gjysmëfinale të kategorisë deri në 78 kilogramë.
Në gjysmëfinale, ajo do të ketë punë me fituesen e duelit Powell-Ausma.