Disa shpërthime kanë goditur qendrën e Kievit mëngjesin e 10 tetorit, tha kryetari i qytetit Vitali Klitscho.
“Disa shpërthime në qarkun Shevçenskivski – në qendër të kryeqytetit”, shkroi ai në platformën “Telegram”.
Ende nuk ka raportime për viktima.
Shpërthimet janë dëgjuar rreth orës 08:15, sipas kohës lokale, thanë gazetarët dhe dëshmitarët. Pas shpërthimeve janë dëgjuar alarmet e sulmeve ajrore në mbarë kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.
Burimi: GAZETA.MK