Granada vë në lëvizje ushtrinë spanjolle për sulmuesin shqiptar

October 27, 2022
1 minut lexim

Klubi i Granadës ka dashur të festojë në mënyrë madhështore rinovimin e kontratës që firmosi pak ditë më parë me Myrto Uzunin deri në vitin 2026, dhe për ta bërë një gjë të tillë, ka vënë në lëvizje edhe ushtrinë spanjolle.

Klubi ka postuar në rrjetet sociale ku shihet sulmuesi shqiptar në bordin e një helikopteri dhe bëhet gati për nisje. “Uzunicoptero” shkruante klubi spanjoll në këtë postim të veçantë i cili i referohej nofkës me të cilin thërritet sulmuesi shqiptar që kur shënoi golin me “gërshërë” pak javë më parë.

Për të bërë realitet “Uzunicoptero”, Granadës i është dashur të kërkojë bashkëpunimin e ushtrisë dhe shkollës ushtarake të helikopterëve.

Diçka e rrallë, por që për klubin kishte rëndësi të madhe për të festuar siç duhet firmën me golashënuesin më të mirë të La Liga 2.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Adele tërhiqet nga muzika

Story i radhës

Samiti më 6 dhjetor/ Rama: Është krijuar një sinergji pozitive mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor! Von der Leyen: Do të diskutohet si të luftojmë krizën

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë