Gramsh/ Kultivonin 792 fidanë kanabis në tre sera në një pyll, arrestohen tre persona dhe dy të tjerë në kërkim

Tre persona janë vënë nën prangat e policisë dhe dy të tjerë në kërkim për kultivim kanabisi në Gramsh.

U zbulua se ky grup kishte përshtatur tre ambiente si sera në pyllin e fshatit Katerlis, ku kishin kultivuar 791 fidanë kanabis.

Të arrestuarit janë  S. B., 28 vjeç, banues në Dimal, V. M., 56 vjeç, banues në Dimal, L. G., 30 vjeç

Shtetasit S. B. dhe V. M. janë kapur në flagrancë në njërën nga serat, ndërsa shtetasi L. G. është kapur në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kuçovë.  Personat e shpallur në kërkim janë G. G., 43 vjeç dhe I. Z., 47 vjeç.

Gjithashtu është vënë nën hetim për shpërdorim të detyrës, kryeplaku i fshatit Katerlis dhe inxhinieri i mjedisit.

792 fidanët e kanabisit u asgjësuan përmes djegies.

Story i mëparshëm

Haradinaj: Drejtësia për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës duhet të jetë prioritet i yni i përbashkët

Story i radhës

Si u pranua lajmi i sulmit të Iranit ndaj Izraelit?

Të fundit nga