grafite kercenuese ndaj kurtit ne veri deklarohet policia 68b80cc1c223d

Grafite kërcënuese ndaj Kurtit në veri, deklarohet policia

September 3, 2025
1 minut lexim

Mbrëmë rreth orës 21:00 në rrugën “Vasilije Ostrovski” në Mitrovicë të Veriut, janë vendosur grafite me përmbajtje të hapur kërcënuese dhe urrejtjeje kundër kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në murin e një ndërtese. Ajo që është shkruar, në shqip përkthehet: “Me të aguar, Albin Kurti do të jetë i vdekur”.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë në veri, Veton Elshani. Ai tha se nuk ka të dyshuar dhe as të arrestuar.

“Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, është iniciuar rast “kanosje”. Shkrimi i njëjtë me pamje grafike ishte vendosur më herët në rrjetin social Telegram”, tha Elshani.

Rreth këtij rasti policia ka njoftuar edhe përmes raportit 24 orësh, ku thuhet se hetimet kanë nisur.

“Raportohet se në muret e një ndërtese persona të panjohur kanë shkruar një grafit në gjuhën serbe me përmbajtje të veprës penale ‘kanosje’.  Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet nga ekipet e hetuesisë”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

drejtori i kombetares se zvicres shpjegon zgjedhjen e adrian bajramit 68b80cb8335d8
Lajmi i mëparshëm

Drejtori i kombëtares së Zvicrës shpjegon zgjedhjen e Adrian Bajramit

ne kerkim nderkombetar per trafik te narkotikeve arrestohet i riu ne durres pritet ekstradimi drejt italise 68b80d7650de9
Lajmi i radhës

Në kërkim ndërkombëtar për trafik të narkotikëve, arrestohet i riu në Durrës, pritet ekstradimi drejt Italisë

Të fundit nga

ShkoLartë