Një grabitje me armë është regjistruar sot në një Exchange në zonën e Astirit, në Tiranë.
Një person, i veshur me të zeza, ka hyrë i armatosur në pikën e këmbimit valutor dhe nën kërcënimin e një pistolete ka grabitur një shumë të madhe parash. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Në Exchange kanë qenë dy punonjëse, të cilat janë detyruar që të hapnin sirtarët ku mbanin paratë, ndërsa autori, që ishte maskuar me një maskë anti-covid, ka nisur që të marrë paratë, dhe t’i fusë ato në trup. Më pas ai është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, ndërsa kanë nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorit.