Grabiti një bankë në Shkup, nisin hetimet për shkupjanin

1 minut lexim

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj një 31-vjeçari për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale grabitje nga neni 237 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal të cilën e ka kryer më 04 të këtij muaji në një bankë në rr. “Bojmija” në Shkup nga ku ka marrë 2.628.901,55 denarë.

Siç njoftoi sot Prokuroria Publike, më 04 të këtij muaji, i dyshuari ka hyrë në një filial të bankës në rr. “Bojmija” në Shkup dhe me kanosje të rëndë dhe përdorimin e armës së zjarrit ka kërcënuar jetën e dy punonjësve të bankës, duke marrë 2.628.901,55 denarë. Personi menjëherë ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Pasi personi u privuar nga liria, paratë u gjetën dhe iu kthyen bankës.

Prokurori publik kompetent ka dorëzuar propozim në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Varroset me nderime ushtarake nënoficeri i FSK-së që vdiq në vendin e punës

Story i radhës

Turistët mbushin Sarandën/ Të orientuar drejt plazheve publike, shkak çmimet e lira

Të fundit nga