grabiti 8 banesa arrestohet 32 vjecari ja cfare i gjeten gjate kontrollit 64e336fbd455e

Grabiti 8 banesa, arrestohet 32-vjeçari, ja çfarë i gjetën gjatë kontrollit

August 21, 2023
1 minut lexim

Oliv Tusha 32-vjeçari nga Durrësi është arrestuar pasi, gjatë periudhës qershor-gusht 2023, ka vjedhur në 8 banesa dhe ka tentuar të vjedhë në 6 banesa të tjera, sende personale, sende me vlerë dhe pajisje të ndryshme.

Sipas njoftimit të policisë në cilësinë e provës materiale Tushës ju sekuestruan 25 ora, 5 celularë dhe bizhuteri të dyshuara të vjedhura, si dhe çelësa dhe mjete që dyshohet se i kishin shërbyer atij  për të kryer vjedhjet.

Njoftimi i policisë:

Autor i dyshuar për 8 vjedhje dhe për 6 tentativa për vjedhje, në banesa të ndryshme të qytetit të Durrësit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

Sekuestrohen disa çelësa dhe mjete të tjera që i kishin shërbyer 32-vjeçarit, për të kryer vjedhjet, si dhe 25 ora, 5 celularë dhe bizhuteri të vjedhura.

Si rezultat i hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, mbi denoncimet e marra tre muajt e fundit, për vjedhje dhe tentativa për vjedhje, në banesa në lagje të ndryshme të qytetit, është finalizuar operacioni policor i koduar “Çelësi”, në kuadër të të cilit është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi O. T., 32 vjeç, banues në Durrës.

Nga hetimet e kryera rezultoi se 32-vjeçari, gjatë periudhës qershor-gusht 2023, ka vjedhur në 8 banesa dhe ka tentuar të vjedhë në 6 banesa të tjera, sende personale, sende me vlerë dhe pajisje të ndryshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 25 ora, 5 celularë dhe bizhuteri të dyshuara të vjedhura, si dhe çelësa dhe mjete që dyshohet se i kishin shërbyer shtetasit O. T., për të kryer vjedhjet.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kreu i obsh se ndryshimi klimatik nuk eshte nje kercenim i larget 64e3364a1285d
Story i mëparshëm

Kreu i OBSH-së: Ndryshimi klimatik nuk është një kërcënim i largët

hyn ne greve ndeshkohen 151 minatore te trepces ne kosove 64e338a6ccc4d
Story i radhës

Hyn në grevë, ndëshkohen 151 minatorë të Trepçës në Kosovë

Të fundit nga

Platforma X e Elon Musk jashtë funksionit

Platforma X, e njohur më parë si Twitter, aktualisht po vuan nga një ndërprerje masive pasi përdoruesit raportojnë probleme me faqen. Sipas Downdetector, mijëra përdorues po luftojnë për të hyrë në X. Faqja,
ShkoLartë