Në Durrës, është grabitur një kompani celulare. Grabitësi ka hyrë në dyqan, ka kërcënuar shitësen dhe i ka marrë me dhunë 45 mijë lekë. Autori është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. Po punohet për kapjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim shtetasin Sh. Z., 28 vjeç, banues në Shijak, pasi është futur në dyqanin e një kompanie celulare dhe i ka marrë me forcë shitëses, 45.000 lekë.
Po punohet për kapjen e tij