grabitet banesa ne erseke 22 vjecari dhe i mituri u futen me force me automatik 67dd4687c3142

Grabitet banesa në Ersekë/ 22-vjeçari dhe i mituri u futën me forcë me automatik

March 21, 2025
1 minut lexim

Vodhën me thyerje sende të ndryshme në një banesë, Policia identifikoi dhe vuri në pranga dy shtetas, si autorë të dyshuar.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri gjysmë automatike dhe sendet e vjedhura.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi B. M., se më datë 18.03.2025, persona të paidentifikuar kishin hyrë me forcë në banesë duke thyer derën dhe ishin vjedhur pajisje dhe sende të ndryshme, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Nga veprimet e shpejta hetimore dhe procedurale të kryera nga Stacioni i Policisë Këlcyrë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Ersekë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Mazhan”, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorëve të dyshuar të vjedhjes, konkretisht shtetasit:

J. B., 22 vjeç banues në Ersekë dhe një 16-vjeçar, banues në Këlcyrë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në një ndërtesë të vjetër në fshatin Mazhan, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri gjysmë automatike, që dyshohet se e kishin fshehur këta shtetas.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisjes dhe mjetet e vjedhura, të cilat këta shtetas i kishin shitur.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

komuna e gostivarit ndan 1 milion denare per tragjedine ne kocan limani te jemi te bashkuar ne kete ngjarje te rende 67dd412e4a8bf
Story i mëparshëm

Komuna e Gostivarit ndan 1 milion denarë për tragjedinë në Koçan. Limani: Të jemi të bashkuar në këtë ngjarje të rëndë

zrre vazhdon liberalizimin e energjise dhtik paralajmeron pasojat negative 67dd4fe8157ae
Story i radhës

​ZRRE vazhdon liberalizimin e energjisë, DhTIK paralajmëron pasojat negative

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë