Momente frike e madhe për Felipe Melo pas ndeshjes që e pa Fluminense të mundte Corinthians me rezultatin e jashtëzakonshëm 4-0.
Mesfushori brazilian në fakt është sulmuar nga disa grabitës në makinën e tij, teksa po largohej nga Rio de Zhaneiro në shoqërinë e gruas, fëmijëve dhe një miku të familjes.
I bllokuar nga një grup kriminelësh dhe i detyruar të dilte jashtë, lojtarit iu vodh si makina, ashtu edhe sende të ndryshme me vlerë.
Duke lënë mënjanë frikën e fortë, ish-lojtari i Fiorentinës, Interit dhe Juventusit është mirë, ashtu si të gjithë personat e përfshirë në këtë aferë të keqe.
Familja “Melo” mundi të kthehej në shtëpi falë ndihmës së një çifti të mbërritur, që sapo kishte parë skenën e grabitjes.