Gostivari ka prezantuar dy emra të rinj në radhët e veta.
E përbashkëta e tyre është se ishin edhe pjesë e kategorive të të rinjve të gjigantit gjerman Borussia Dortmund.
“Bëhet fjalë për Emmanuel Mbende (28 vjeç), i cili vjen nga Monterossi (Itali), i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Catania-s, Cambur-it, Chemnitzer-it, Birmingham-it dhe skuadrës së të rinjve të Borussia Dortmundit.
Ai ka nënshtetësi gjermane dhe kameruniane dhe është 196 centimetra i gjatë.
I dyti është anësori Oguzan Aydogan. Ai ka nënshtetësi turke, por edhe gjermane.
Ai është 27 vjeç dhe ka qenë pjesë e shkollës së të rinjve të Borussia Dortmundit, por edhe të te rinjtë e Schalkes dhe Besiktas-it, më pas të seniorët e Alemannia Aachen dhe më pas në Turqi.
Klubi i tij i fundit është Duzcespor, një ekip turk i ligës së ulët”, shkruan mediumi maqedonas “ekipa”.
Burimi: botasot.info