Gostivari kryeson në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut 

Gostivari kryeson në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Skuadra tjetër shqiptare Voska Sport e Ohrit është në vend të dytë, duke lënë pas Vardarin e Shkupit dhe Pelisterin e Manastirit.

Këto katër skuadra janë kandidate me hyrë në elitën e futbollit maqedonas.

Kështu duket renditja pas javës së 17-të: Gostivari kryeson me 43 pikë, pasojnë Voska 40, Vardari 40, Pelisteri 36, Detonit 32, Bellasica 26, Ohrid 26, Arsimi 24, Besa 24, Karaorman 20, Kozhuv 17, Pehçevo 14, Slloga (V) 13, Sasa 10, Teteksi 10 dhe Boreci 0 pikë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Boshatisen fshatrat e Likovës

Story i radhës

E papritur! Dea Mishel shpreh pëlqim për Shpatin

Të fundit nga