gostivar shenohet dita e komunes 23 dhjetori 63a5e4a581bb1

Gostivar, shënohet dita e komunës 23 dhjetori

December 23, 2022
1 minut lexim
5 1011

Komuna e Gostivarit ka shënuar sot ditën e saj, 23 Dhjetorin. Ceremonia filloi me një video-përshkrim të investimeve të realizuara, gjatë vitit 2022, të cilat janë, siç u tha, shumë në numër edhe pse ky ishte një vit i krizës energjetike. Më pastaj, u ndanë mirënjohjet dhe titulli “Qytetar nderi”.

Të pranishmëve u dëshiroi mirëseardhje kryetari Arben Taravari, i cili me këtë rast ka falënderuar bashkëpunëtorët dhe çdo qytetar të gostivarit për kontributin e dhënë.

“Këtë vit qytetar nderi i Gostivarit u shpall Enver Zenku, kryetari i parë i komunës së Gostivarit pas pluralizmit. Titulli ”Qytetar Nderi”, është titulli më i lartë që u jepet personaliteteve të larta politike, shoqërore, shkencëtarëve, artistëve, sportistëve, të huajve etj., në shenjë respekti, miqësie apo mirënjohjeje për kontribute të rëndësishme e të veçanta në fusha të ndryshme në të mirën e qytetarëve.”, – deklaroi kryetari i Gostivarit, Arben Taravari.

Ndërsa, me mirënjohje u dekoruan personalitete të ndryshme gostivarase për arritje vendore dhe ndërkombëtare: Dr. Prof. Fadil Hoxhai, i cili në vitin 2013 është zgjedhur akademik i vitit në Maqedoninë e Veriut nga ana e Ministrisë së Arsimit, pastaj kampioni i botës, balerini Andi Ismaili; hendbollisti Daniell Gjorgjeski për arritje në sport; Liza Abdija në aktrim dhe Metin Memed, i cili është autor i librit “Botëra të veçanta” ku trajton jetën e personave me aftësi të veçanta.

MARKETING

RENT A CAR

mickovski po kerkon 61 deputete ne zgjedhjet e ardhshme qe te de faktorizoje parite shqiptare 63a5e3735e906
Story i mëparshëm

Mickovski po kërkon 61 deputetë në zgjedhjet e ardhshme që të de-faktorizojë paritë shqiptare!

kjo eshte 17 vjecarja qe dyshohet se vrau te dashurin 16 vjecar tek banja e tetoves foto 63a5e5d10050b
Story i radhës

Kjo është 17 vjeçarja që dyshohet se vrau të dashurin 16 vjeçar tek Banja e Tetovës (FOTO)

Të fundit nga

Grenlanda arrin marrëveshje për minerale me Evropën

Grenlanda ka miratuar shfrytëzimin e një shkëmbi kyç për prodhimin e aluminit për një konsorcium danezo-francez. Leja për nxjerrjen e anortozitëve është dhënë nga kompania Greenland Anorthosite Mining (GAM). Kjo vjen pasi
ShkoLartë