Gazetari Goran Temenugov nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, ka vlerësuar lartë punën e Kreshnik Bekteshi si ministër i Ekonomisë në Qeverinë e kaluar.
Temenugov shkruan se Bekteshi në atë qeveri ka qenë ministri më i mire, me të cilën siç shkruan gazetari Temenugov, Bekteshi burrërisht ka menaxhuar me krizat.
“Kemi qeveri të re, por duhet ta përmendim edhe të vjetrën, para se gjithash në pjesën ekonomike.
Të korrigjohem publikisht, të tërheq fjalën e thënë para 4 vitesh dhe ta përshëndes tashmë ish-ministirn e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi për kohën kur dhash vlerësim që nuk do të jetë i mirë. Më demantoi dhe doli të jetë më i miri nga të gjithë në atë Qeveri. Në një anë të gjitha vrejtjet, por burrërisht menaxhoi krizat dhe më e rëndësishmja ishte transparent dhe i kapshëm për komunikim”, ka shkruar gazetari Goran Temenugov në rrjetin e tij social Facebook.