Goran Milevski javën e ardhshme do të largohet nga pozita e ministrit të Vetëqeverisjes Lokale në Qeveri.
Lajmin e ka konfirmuar mëngjesin e sotëm për TV 21.
“Pas tri vitesh të punës si ministër i Vetëqeverisjes Lokale, mendoj se është koha për ndryshime dhe në këtë pozitë të vijë një staf tjetër”, thotë Milevski në lidhje me informacionet në media se po tërhiqet nga pozita e tij në Qeveria.
Në PLD, partia e së cilës është kryetar, flitet për pasardhësin e tij në portofolin ministror.
Ai pohon se nuk ka përçarje në parti dhe se deri në fund të vitit duhet të mbahet një kongres i rregullt në të cilin do të merren vendimet kryesore partiake.
Në vitin 2015, Milevski e trashëgoi pozitën udhëheqëse në PLD nga Andrej Zernovski.
Goran Milevski është ministër i Vetëqeverisjes Lokale që nga viti 2019.
Këtë funksion e ka kryer në mandatin e parë të Qeverisë së udhëhequr nga Zoran Zaev, në Qeverinë Tranzicionale, e më pas në mandatin e dytë të përbërjes qeveritare të Zaevit.
Departamentin për vetëqeverisje lokale e mbajti Qeveria aktuale e kryeministrit Dimitar Kovaçaveski, i zgjedhur më 16 janar të këtij viti.
Për dorëheqjen e paralajmëruar të Milevskit, për momentin nuk kemi koment nga Qeveria dhe partia e tij.