Google zbulon modelet e reja Pixel 7 dhe 7 Pro më 6 Tetor

min lexim

Përtej lajmeve të Apple që si duket marrin më shumë vëmendje sesa disa të tjera, Google njoftoi zyrtarisht evenimentin e ardhshëm Made by Google.

Evenimenti do të mbahen ditën e Enjte më 6 Tetor në Brooklyn të SHBA dhe Google do ta transmetojë atë live.

Në konferencën e zhvilluesve Google I/O, kompania kishte njoftuar çfarë po vinte. Pixel 7 dhe Pixel 7 Pro do të debutojnë krahas një produkti tjetër të shumëpërfolur siç është ora inteligjente Pixel Watch.

A do të arrijë kjo orë të konkurrojë me modelet Android si Samsung Galaxy Watch?

Lidhur me smartfonët e rinj, informacionet janë shumë të pakta. Një gjë është e sigurte se do të kenë çipin e ri të dizajnuar nga Google, Tensor G2. Pasardhësit e Pixel 6 dhe 6 Pro do të jenë zëvendësuesit e drejtpërdrejtë të tyre ndryshe nga vitet e kaluara kur Google ndryshoi disa herë strategji me smartfonët, herë me modele buxhetor herë me flagshipë.

Përtej kësaj detajet janë të mangëta. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ftesa e papritur

Story i radhës

Vuçiq tregon çka foli me Erdoganin në Beograd

Të fundit nga