Google zbulon Chromebook-ët e parë gaming

min lexim

Një pjesë e Google mund të ketë hequr dorë nga cloud gaming, me Stadia e cila do të japë lamtumirën në muajt në vijim.

Por ekipi i ChromeOS ka nisur një iniciativë të re duke sjellë konceptin gaming në laptopët Chromebook.

Sot Google së bashku me disa partnerë hardueri dhe softueri lançoi laptopët e parë në botë ndërtuar për cloud gaming.

Asus, Acer dhe Leneovo prezantuan sot kompjuterët e parë. I pari është Acer Chromebook 516 GE, një laptop me ekran 16-inç IPS 2560×1600 dhe frekuencë rifreskimi prej 120Hz.

Laptopi ka tastierë RGB dhe fuqizohet nga procesorët Intel të gjeneratës së 12-të deri në Core i7. Është pajisur me një portë ethernet gigabit, dy porta USB-C, një portë USB-A dhe HDMI.

Modeli 650 dollarësh vjen me procesor Core i5, 8GB RAM dhe 256GB NVMe SSD.

Ajo që Asus ofron është disi ndryshe. Chromebok Vibe CX55 mund të shndërrohet në një tablet. Nuk ka tastierë RGB por ka një kornizë ngjyrë të portokalli rreth butonëve WASD. Ekrani 15.6-inç është 1080p dhe me frekuencë 144Hz.

Përdor procesorët Intel të gjeneratës së 11-të nga Core i3 deri në i7 shoqëruar nga grafika e integruara Intel UHD për i3 dhe Iris Xe për i5 dhe i7. Çmimet fillojnë nga 399 dollarë në konfigurime me 8 ose 16GB RAM dhe 512GB memorie.

Së fundi laptopi Lenovo Ideapad është i ngjashëm me atë që ofron Acer. Ekrani 16-inç 2560×1600 ka frekuencë 120Hz si dhe tastierë RGB. Lista e procesorëve varion mes i3 dhe i5 të gjeneratës së 12-të me 8GB RAM dhe deri në 512GB memorie.

Çmimet fillojnë nga 599 dollarë për këtë model me dy porta USB-C, një portë USB-A dhe një portë microSD.

Natyrisht mbështetja e softuerit është ajo që bën diferencën në këtë mes dhe Google ka bashkëpunuar me Nvidia, Amazon dhe Microsoft për tu siguruar se pajisjet funksionojnë me GeForce Now, Luna dhe Xbox Game Pass. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kanye ndjek këtë modele shqiptare në Instagram

Story i radhës

Udhëheqësit e G7 dënojnë sulmet me raketa në Ukrainë, do të vazhdojnë me sanksione ekonomike ndaj Rusisë

Të fundit nga