Google tha ditën e Hënë se ka kapërcyer një sfidë të madhe me kompjuterët kuantikë falë një gjenerate të re çipesh duke zgjidhur një problem në pesë minuta që një kompjuteri klasike do ti duhej “e gjithë historia e universit për ta bërë atë.”
Njësoj si gjigantët e tjerë teknologjikë si Microsoft dhe IBM, Google ka po hulumton me kompjuterët kuantikë duke qenë se premtojnë shpejtësi shumë më të larta sesa sistemet më të shpejta që janë sot në përdorim.
Ndërsa problemi matematikor i zgjidhur nga laboratori Santa Barbara në Kaliforni i Google nuk ka aplikime koemrciale, Google shpreson se kompjuterët kuantikë një ditë do të zgjidhin probleme në mjekësi, kimi baterie dhe inteligjencë artificiale që sot janë të pamundura nga kompjuterët.
Rezultatet e publikuara ditën e Hënë vinë nga një çip i ri quajtur Willow dhe ka 105 “qubitë”, të cilët janë blloqe ndërtuese të kompjuterëve kuantikë. Kubitët janë të shpejtë por bëjnë gabime. Ndërsa më shumë kubitë vendosen në një çip, gabimet shtohen duke e bërë çipin jo më të mirë sesa një çip konvencional. Që prej 1990 shkencëtarët kanë punuar për korrigjimin e gabimeve të çipeve kuantike.
Në vitin 2019, IBM kundërshtoi pretendimin e Google se çipi kuantik i Google zgjidhi një problem që do t’i merrte një kompjuteri klasik 10,000 vjet, duke thënë se problemi mund të zgjidhej në dy ditë e gjysmë duke përdorur supozime të ndryshme teknike me një sistem klasik.
/PCWorld Albanian
Burimi: pcworld.al