Google thotë se Google dhe prodhuesit e tjerë të smartfonëve kanë neglizhuar me sigurinë e Android

November 25, 2022
1 minut lexim

Google ka zbuluar disa probleme sigurie për telefonët të cilët kanë grafika Mali siç janë modelet me procesorë Exynos.

Ekipi Project Zero i kompanisë tha se problemet janë raportuar tek ARM, kompania përgjegjëse për dizajnimin e grafikave. ARM kishte adresuar problemet në fund të Korrikut dhe fillimit të Gushtit.

Megjithatë shumë prodhues smartfonësh, përfshirë Samsung, Xiaomi, Oppo dhe Google nuk kanë aplikuar përditësimet në fjalë deri në fillim të kësaj jave tha Project Zero.

Hulumtuesit kishin zbuluar pesë probleme të reja në Qershor dhe Korrik dhe menjëherë raportuar tek ARM. Një prej tyre shkaktonte korruptim të memories kernel, një ekspozonte adresat e memories fizike dhe tre të tjera bëheshin aktivizonin kushtin use-after-free, shkruante Project Zero përmes një postim në blog.

Ian Beer nga ekipi i hulumtuesve tha se një haker mund të merrte akses të plotë mbi një sistem duke tejkaluar praktikën e lejeve të Android dhe fituar akses të gjerë në të dhënat e përdoruesve.

Kjo bëhej duke detyruar kernel të ripërdorë faqet fizike të lartpërmendura si faqe tabelash. Project Zero tha se tre muaj pasi ARM kishte rregulluar problemet, të gjitha pajisjet e testuara nga prodhuesit në fjalë ishin të hapura ndaj sulmeve.

Modelet Samsung Galaxy S22 me procesorët Snapdragon nuk preken nga këto probleme sigurie. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Raporti: Gati çdo tre ditë vdes një grua nga dhuna në Gjermani, shtetasit nga Kosova kryesojnë listën e emigrantëve

Story i radhës

Ja çfarë ndodh gjatë fotografimit ku merr pjesë edhe Putin

Të fundit nga

ShkoLartë