Google thotë se Bard tashmë mund të flasë

July 13, 2023
1 minut lexim

Google Bard u pasurua me disa veçori dhe funksionalitete ditën e Enjte falë një raundi të ri përditësimesh në robotin AI siç janë njohuritë gjuhësore, kontrolle të përgjigjeve dhe mundësia për tu përgjigjur me zë krahas tekstit.

Përdoruesit tashmë mund të bisedojnë me AI në gjuhët Arabe, Kineze, Gjermane, Hindi dhe Spanjolle. E thënë thjeshtë tashmë Bard mund të flasë.

Përdoruesit do të kenë opsionin për të lexuar ose dëgjuar përgjigjet e gjeneruara nga AI ku sipas Google një gjë e tillë do ti ndihmojë të korrigjojmë edhe gabimet në shqiptim të fjalëve në 40 gjuhë të reja.

Gjithashtu përdoruesit mund të kontrollojnë sesa miqësor Bard paraqitet në përgjigje me 5 tone të ndryshme: i thjeshtë, i gjatë, i shkurtë, profesional dhe rastësor.

Tonet janë të disponueshme vetëm në gjuhën Angleze fillimisht ndërsa do të zgjerohen në më shumë gjuhë të tjera.

Roboti ka edhe “sy” të rinj shumëdimensionalë që do të thotë se ka kapacitetin për të interpretuar imazhet e hedhura në bisedë. Përdoruesit mund të kërkojnë më shumë informacion rreth përmbajtjes së një fotoje.

Së fundi duke filluar nga dita e Enjte përdoruesit mund të eksportojnë kodin Python gjeneruar nga Bard në Replit krahas Colab. Gjithashtu mund të kopjojnë pjesë të bisedave dhe ti ndajnë me përdorues të tjerë.

Procesi i organizimit dhe ri-vizitimit të bisedave të vjetra është përmirësuar së bashku me bisedat që tani mund të ngjiten dhe fiksohen në krye të bisedave të tjera. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A është e mundur të jesh i lumtur pas një fëmijërie traumatike?

Story i radhës

Shefi i Pentagonit: Nuk kam dyshime për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Të fundit nga

ShkoLartë