Google shtyn implementimin e ndryshimeve që do të prekin shtojcat e bllokimit të reklamave

December 13, 2022
1 minut lexim

Google nuk ka për të çaktivizuar shtojcat e vjetra të Chrome në Janar. Kompania aktualisht është në proces tranzicioni nga Manifest V2 në standardin e ri Manifest V3 që Google thotë se përmirëson sigurinë dhe performancën e shfletuesit.

Por kritikët thonë se MV3 do ta bëjë të vështirë për shtojcat e bllokimit të reklamave të funksionojnë siç duhet.

Në fund të Shtatorit Google tha se ka planifikuar të eksperimentojë me fikjen e MV2 duke filluar nga Janari 2023 për kanalet Canary, Dev dhe Beta dhe të vijonte me debutimin e pjesshëm në Qershor të 2023.

Në Janar të 2024 shtojcat MV2 do të ndalonin së funksionuari.

Tani këto afate janë rishikuar për të adresuar përshtypjet e zhvilluesve. Ndërsa shumë zhvillues kanë kundërshtuar ndryshimet e Manifest V3si Ghostery, Adblock Plus ka mbështetur planet e Google.

Duke qenë se ndryshimet aplikohen mbi projektin Chromium dhe jo vetëm Chrome specifikisht, impakti i tyre do të shtrihet edhe tek Edge, Brave dhe Opera. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjithë pyetjet që mund dhe duhet t’i bëni djalit me të cilin po njiheni tani

Story i radhës

Austria do të paraqesë 5 kërkesa në samitin e BE-së për migracionin

Të fundit nga

ShkoLartë