Gjiganti i motorit të kërkimit Google është i vendosur të rifitojë kurorën e shfletuesit më të shpejtë dhe jo vetëm në platformën e tij.
Kompania pretendon se Chrome 99 është më i shpejtë në macOS dhe Android se versionet e kaluara ndërsa përfitimet më të mëdha në performancë janë në Mac.
Falë një teknike optimizimi të integruar dhe rafinimi i përpunimit grafik, Chrome është 7% më i shpejtë sesa Safari dhe grafika 15% më të shpejta.
Madje sipas Google, Chrome është më shpejtë edhe se në platformën Speedometër të vetë Apple në MacBook me procesorin M1 Max.
Pioneri i internetit tha se Chrome është thuajse 43% më i shpejtë sesa kur Mac M1 të parë debutuan në 2020-ën. Përmirësimi më i madh erdhi në fund të 2021 kur Google prezantoi një kompilues të ri Javascript-i duke përfituar nga avantazhet e procesorit të ri të Apple.
Edhe përdoruesit e Chrome në Android duhet të shohin performancë 15% më të lartë. Megjithatë performanca e shtuar jo gjithnjë përkthehet në eksperiencë reale por që ndryshimet e Chrome mund të ndezin edhe njëherë tjetër konkurrencën. /PCWorld Albanian