Google Play shënon 10 vjetorin me një logo të re

1 minut lexim

PlayStore shënoi sot 10 vjetorin dhe Google kërkon ta shfrytëzojë këtë moment.

Krahas logos së re që gjiganti i teknologjisë e solli në një linjë me dizajnin e produkteve të tjera, një promocion i cili fillon prej 25 Korrikut dhe ofron 10 herë më shumë pikë Play Store përmes programit të shpërblimit për ata që bëjnë blerje është aktiv.

Google lançoi Play Store në 2012-ën në përpjekje për të unifikuar të gjithë dyqanet online në një çati të vetme: Android Market, music, e-books dhe videos.

Tashmë përdoruesit mund të blinin çdo gjë nga një vend i vetëm përfshirë harduerë si pajisje Nexus apo Chromebook.

Sot çdo muaj dyqani përdoret nga 2.5 miliardë njerëz në 190 vende të botës. Megjithatë ndryshimet janë bërë kohët e fundit duke shkëputur Music në drejtim të YouTube Music dhe të njëjtën fat do të kenë Movies & TV që do të shkojnë në aplikacionin TV.

/PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Japonia ekzekuton 39-vjeçarin që vrau shtatë persona në Tokio në vitin 2008 gjatë një sulmi me thikë

Story i radhës

Gjykata Speciale nuk i jep leje Jakup Krasniqit të merrte pjesë në dasmën e djalit

Të fundit nga