Google përmirëson kërkimin në Gmail me Al

March 21, 2025
1 minut lexim

Në një përpjekje për të përmirësuar shanset për të gjetur emailin që po kërkoni, Google po prezanton një përmirësim opsional të mundësuar nga AI për funksionin e kërkimit të Gmail.

Kërkimet në Google nuk do t’i kthejnë më rezultatet vetëm në rend kronologjik bazuar vetëm në fjalët kyçe që po kërkoni, por në vend të kësaj do të marrin parasysh edhe kritere të tjera, duke përfshirë “emailet e kohës së fundit dhe kontaktet e shpeshta”, shkruajnë mediat e huaja.

Me këtë përditësim, emailet që po kërkoni kanë shumë më tepër gjasa të jenë në krye të rezultateve të kërkimit tuaj – duke ju kursyer kohë të vlefshme dhe duke ju ndihmuar të gjeni më lehtë informacione të rëndësishme”, njoftoi Gmail.

Funksioni i ri “më i rëndësishëm” i rezultateve të kërkimit tani po shpërndahet për përdoruesit anembanë botës dhe do të jetë i disponueshëm kur të hyni në Gmail përmes një shfletues uebi ose përmes aplikacioneve Gmail të Google për Android dhe iOS.

Megjithatë, sipas Google, funksioni nuk do të zëvendësojë qasjen e mëparshme të Gmail për kërkimin e emaileve. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

David, largon idenë për një transferim të mundshëm në Premier League

Story i radhës

Aeroporti i Londrës mbyllet si pasojë e zjarrit, anulohen qindra fluturime

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë