Google ka paguar Samsung çdo muaj që aplikacioni AI Gemini të vijë i instaluar në smartfonët e kompanisë sipas një raporti të Bloomberg.
Ky informacion vjen si pjesë e një çështjeje ngritur ndja Google për cënim të konkurrencës.
Peter Fitzgerald, zëvendës president i Google për partneritetet me platformat dhe pajisjet, dëshmoi në gjykatën federale duke thënë se ka paguar Samsung për këtë shërbim që prej Janarit të këtij viti.
Dy kompanitë kanë një kontratë 2-vjeçare. Fitzgerald i tha gjykatësit Amit Mehta, i cili po ndjek çështjen, se Google i ofron Samsung pagesa mujore dhe një përqindje të ardhurash nga reklamuesit brenda aplikacionit Gemini.
Shifrat monetare të kësaj marrëveshjeje mbeten të fshehta por juristi i Departamentit Amerikan të Drejtësisë David Dahlquist tha se bëhet fjalë për shumta të mëdha që paguhen çdo muaj.
Çështja ndaj Google filloi me akuza se gjiganti i kërkimit ka abuzuar me pozitat monopolistike në industri. Mes dëshimeve gjatë procesit u zbulua se Google kishte bërë marrëveshje të tilla me Apple, Samsung dhe kompani të tjera në mënyrë që motori i saj kërkimor të mbetej parësor në pajisjet e tyre.
Sipas gjykatësit Mehta, një praktikë e tillë është në shkelje të ligjeve të konkurrencës. /PCWorld Albanian
Burimi: pcworld.al