Google paditet në gjykatë për grumbullimin e të dhënave biometrike pa dijeninë e përdoruesve

min lexim

Shteti i Teksasit ngriti një padi kundër Google duke e akuzuar për grumbullimin e të dhënave biometrike të miliona qytetarëve pa miratimin e tyre tha prokurori i përgjithshëm i shtetit Amerikan ditën e Enjte.

Padia thotë se kompanitë të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në Teksas prej mëse një dekade nuk ju lejohet të marrin informacione personale të përdoruesve si fytyrat, zërat dhe të dhëna të tjera biometrike pa miratimin e tyre.

“Në shkelje të ligjit, Google që prej 2015-ës ka grumbulluar të dhëna biometrike nga qytetarë të panumërt duke përdorur fytyrën dhe zërat e tyre për nevojat komerciale të kompanisë,” thuhej në padi.

“Qytetarët e Teksasit janë shndërruar në një burim parash dhe në shërbim të fitimeve të Google.”

Grumbullimi i të dhënave bëhej përmes produkteve si Google Photos, Google Assistant dhe Nest Hub Max thoshte padia.

Google reagoi duke thënë se përdoruesit e shërbimeve kanë opsionin për të çaktivizuar grumbullimin e të dhënave biometrike.

“AG Paxton edhe një herë tjetër po i karakterizon në mënyrë të keqe produktet tona në një tjetër process gjyqësor të pakuptimtë,” tha Google.

Padia është një prej disa të tillave ngritur nga disa shtete Amerikane kundrejt Google duke e akuzuar për praktika të pandershme lidhur me privatësinë.

Shteti i Arizona gjobiti kompaninë në fillim të Tetor me 85 milionë dollarë. Teksasi, Indiana, Uashingtoni dhe Distrikti i Kolumbias kanë ngritur një padi ndaj Google në Janar duke e akuzuar për praktika mashtruese të gjurmimit të vendndodhjes duke cënuar privatësinë e tyre.

Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit Ken Paxton përmes një deklarate tha se kemi të bëjmë me një grumbullim diskriminues të dhënash, vepër e cila nuk do të tolerohet. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Policia ndaloi një person nga Studeniçani, iu gjet një qese me marihuanë

Story i radhës

Rusia dërgon 2 mijë rekrutë të rinj në Kherson

Të fundit nga