Google ndryshon mendje, përdoruesit pa pagesë të G Suite nuk do të humbasin Gmail-et personale

May 18, 2022
1 minut lexim

Pas pothuajse 5 muaj që kur Google tha se versioni pa pagesë i G Suite që sillet prej një dekade në internet, do të bëhej me pagesë.

Në Janar kompania tha se përdoruesit pa pagesë të G Suite trashëguar nga një plan falas që ishte ofruar thuajse 10 vite më parë, duhet të paguanin.

Nëse përdoruesit nuk përzgjedhin një plan WorkSpace deri më 1 Maj, ata automatikisht do të kaloheshin në një plan bazuar në përdorimin e tyre.

Më vonë Google tha se përdoruesit do të kenë opsionin për të kaluar në një llogari falas por do të humbitnin ca veçori.

Por siç duket Google ka ndryshuar mendjen dhe ka vendosur të vazhdojë të ofrojë një version pa pagesë bazuar në planin e hershëm të G Suite. Përdoruesit do të vazhdojnë të kenë akses në një version me domain personal të Gmail por me versionet falas të YouTube, Docs dhe Meet.

Thuajse çdo gjë do të ngelet njëlloj dhe kalimi do të bëhet për të gjithë deri më 27 Qershor. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Koreja e Veriut pretendon se mbi 1 milion persona janë shëruar nga COVID-19

Story i radhës

Xhafer Deva, luftëtari madh kundër çetnikëve dhe komunizmit serbo-sllav

Të fundit nga

Fabregas përpara të gjithëve

Stoli i Interit ka mbetur pa Simone Inzaghin, trajneri ka njoftuar lamtumirën e tij klubit zikaltër për të pranuar ofertën faraonike nga Al Hilal. Një ndarje e dhimbshme, e cila erdhi pas
sqmken
ShkoLartë