Google merr masa kundër aplikacioneve të regjistrimit të thirrjeve

April 22, 2022
1 minut lexim

Google do të ndryshojë politikën e saj të Play Store për të adresuar shqetësimin në rritje të aplikacioneve për regjistrimin e thirrjeve duke mbyllur potencialisht një hendek teknik i përdorur nga këto aplikacione.

Më 11 Maj një rregull i ri i Play Store thotë se “API e aksesibilitetit nuk mund të kërkohet për regjistrim të thirrjeve” dhe do të hyjë në fuqi së shpejti.

Kështu aplikacionet e regjistrimit të thirrjeve nuk do të mund të kryejnë më këtë funksion. Lufta mes Google dhe aplikacioneve të regjistrimit të thirrjeve ka nisur me kohë që kur kompania hoqi API zyrtare nga Android 6.

Gjithashtu kompania nuk dëshiron që API-të e saj të përdoren jashtë qëllimit për të cilën janë krijuar ndërsa goditja e fundit do të thotë më shumë privatësi për përdoruesit.

Vetë aplikacioni i Google paralajmëron palët kur një thirrje po regjistrohet çka kërkohet ligjërisht në disa vende. Thuhet se Google është duke ndërtuar një API të regjistrimit të thirrjeve për Android por ende nuk ka diçka konkrete. /PCWorld Albanian

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Akuzoi Yuri Kim për ndërhyrje në gjyqësor, por pa prova/ Berisha: Do i them nëse SHBA m’i kërkon

Story i radhës

Konfrontimet e politikanëve në emisionet Televizive janë trishtuese

Të fundit nga

ShkoLartë