Në Tetor të vitit të kaluar Google shtoi drejtimet eco-friendly në Maps. Në SHBA përdoruesit e shfrytëzojnë këtë funksionalitet për të shmangur trafikun dhe gjetur drejtime të cilat janë më të mira për konsumin e karburantit.
Ndërkaq ditën e sotme Google tha se funksionaliteti do të jetë i disponueshëm në afro 40 vende Evropiane edhe pse kompania nuk publikoi listën e tyre.
Më herët Google kishte shtuar funksionalitetin në Kanada dhe Gjermani. Njëlloj si në SHBA, drejtimet që gjen aplikacioni nuk janë më të shpejtat dhe përdoruesit duhet të zgjedhin në bazë të prioritetit nëse është shpejtësia apo rehatia.
Përdoruesit do të kenë akses në një preferencë të re për specifikimin e makinës nëse është me karburant, hibrid apo elektrike. Ky opsion do të ndikojë në përzgjedhjen e drejtimeve.
Google tha se funksionaliteti i ri do të jetë i disponueshëm në javët në vijim. /PCWorld Albanian