Google lëshon një përditësim urgjent për shfletuesin Chrome

Përdoruesit e Google Chrome në mbarë botën duhet të bëjnë një përditësim urgjent pasi Google raportoi gjashtë probleme të reja sigurie të cilat konsiderohen kritike.

Google konfirmoi ekzistencën e tyre në blogun zyrtar të Chrome duke thënë se problemet prekin Chrome në Windows, macOS dhe Linux. Për këtë ka lëshuar versionin Chrome 106.0.5249.119 për të parandaluar sulme të mundshme.

Asnjë prej problemeve të sigurisë nuk është raportuar se po përdoren nga hakerët.

Përditësimi i ri është i treti për Chrome 106. I pari adresoi tre probleme sigurie, i dyti lëshuar vetëm javën e kaluar nuk ka informacione se për çfarë është dërguar.

Së bashku, tre përditësimet e Chrome 106 adresojnë në total 29 dobësie sigurie.

Përdoruesit e Chrome duhet të përditësojnë sa më parë të jetë e mundur për tu mbrojtur nga sulmet e mundshme. Shumica e shfletuesve bazuar në Chromium duhet të dërgojnë së shpejti përditësimet në fjalë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Mami më ka mësuar të punoj që kur isha 14 vjeç”- Armina Mevlani hap zemrën dhe flet për fëmijërinë e saj

Story i radhës

​Chelsea frikëson Milanin për Leaon

Të fundit nga