Google lançoi ditën e sotme një shërbim të ri VPN pjesë e planeve Google One dhe i disponueshëm në Mac dhe Windows.
Njëlloj si në mobile, VPN enkripton dhe maskon trafikun e internetit të përdoruesve. Mund ta përdorin edhe për të aksesuar përmbajtje për shërbime të cilat i kufizojnë gjeografikisht.
Nga ana tjetër shkon për ata përdorues të cilët janë të shqetësuar për ekspozimin e adresës së tyre IP.
Që të përdorni shërbimin VPN duhet të keni planin 10 dollarësh në muaj 2TB të Google One të cilin mund ta ndani edhe me 5 persona të tjerë.
Aktualisht shërbimi ofrohet në 22 vende të botës në SHBA, Kanada, Meksikë, Britani dhe pjesën më të madhe të Evropës.
Duhet të keni macOS Big Sur ose Windows 10.
Aplikacionet për desktopët duken disi të vonuar duke pasur paraysh që dhjetëra ofrues VPN kanë prej vitesh aplikacionet e tyre për disa platforma.
Mozilla VPN ofron shërbimin për 60 dollarë në vit ka prej atyre si Opera që e ofron një gjë të tillë falas. Por nëse jeni prej atyre që përdorni shërbimet cloud të Google, atëherë të kesh një VPN të përfshirë është një ndryshim i mirëpritur. /PCWorld Albanian