Google na dha një ide të asaj çfarë po vjen me versionin e ardhshëm të Android. Kompania lançoi versionin e parë eksperimental për zhvilluesit të Android 16-ës prej ditës së sotme dhe vjen për të zgjeruar funksionalitetet e shëndetit dhe librarinë e fotove.
Muajin e kaluar kompania ndryshoi axhendën me lançimet e versioneve madhore të Android e cila ndihmon sidomos kompanitë të palëve të treta që prodhojnë smartfonët me këtë sistem operativ.
Duke gjykuar afatet e parashikuara të Android 16-ës, beta e parë publike e Android 16 pritet në Janar të 2025. Një debutim përfundimtar i platformës mund të vijë pas muajit Prill, me shumë gjasa në evenimentin vjetor Google I/O të zhvilluesve.
Ky eveniment ka shërbyer si platformë lançimi përditësimesh më të fundit Android dhe funksionalitete produktesh. /PCWorld Albanian
Burimi: pcworld.al