Ditën e Dielë më 18 Dhjetor Google njoftoi se enkriptimi për Gmail tashmë ishte në fazë testimi beta. Edhe pse në pamje të parë duket një lajm i madh, shumica e 1.8 miliardë përdoruesve me shumë gjasa do të zhgënjehen.
Por pse? Sepse vendi ku u bë ky njoftim tregon shumë. Përdoruesit mund të përfitojnë enkriptimin për e-mailet vetëm nëse janë abonentë në shërbimin Google Workspace Enterprise Plus, Education Plus dhe Education Standard.
Të gjitha llojet e tjera të llogarive Google Workspace nuk mund të provojnë enkriptimin gjatë testimit beta.
Gjithashtu enkriptimi Gmail do të funksionojnë vetëm me shfletuesit të cilët kanë të aktivizuar Client-Side Encryption (CSE).
Një tjetër detaj ishte se Google nuk përmend askund enkriptimin fundor, që do të thotë se e-mail-et enkriptohen në të dy anët e komunikimit.
Client-Side Encryption do të thotë se enkriptimi i përmbajtjet së e-mail-it bëhet në shfletues përpara se të dhënat të transmetohen dhe ruhen në cloud. Nuk është njëlloj si enkriptimi fundor ku çelësat e enkriptimit dhe dekriptimit janë vetëm tek dërguesi dhe marrësi.
Siç Google shpjegon enkriptimi Client-Side siguron se të dhënat janë të enkriptuaranë serverët e Google dhe nuk aksesohen. Edhe pse është një gjë e mirë, fakti që një kompani ka kontroll mbi çelësat e enkriptimit është shqetësuese.
Edhe pse Google nuk do të mund të dekriptojë të dhënat apo të aksesojë përmbajtjet e e-mail-it, administratori i kompanisë mundet.
Enkriptimi Client-Side është tashmë një opsion për përdoruesit Workspace të Google Drive, Google Meet dhe Google Calendar.
Ndërkaq përdoruesit të cilët nuk kualifikohen për enkriptimin Client-Side nuk ju mbetet gjë tjetër vetëm se të përdorin “confidential mode.” /PCWorld Albanian