google lancoi gemini 2 5 pro me arsyetim kompleks 67e4228800f63

Google lançoi Gemini 2.5 Pro me “arsyetim” kompleks

March 26, 2025
1 minut lexim

Google po përshpejton zhvillimin e inteligjencës artificiale. Në muajt e fundit, pas debutimit të Gemini 2.0, gjiganti i teknologjisë prezantoi një tjetër përditësim: Gemini 2.5.

Si me çdo lançim tjetër AI, Google vë theksin tek performanca e lartë në LMArena për Gemini 2.5, veçanërisht aftësitë e tij në kodim, matematikë dhe shkencë.

Modeli i parë këtyre serive është Gemini 2.5 Pro Experimental. Google thotë se është një model që “mendon” dhe oforn përgjigje, analizë dhe kontekst  duke arsyetuar.

Kur debutoi Gemini 2.0, Google lançoi të parin versionin më efikas dhe më pak të kushtueshëm Flash. “Me Gemini 2.5, ne kemi arritur një nivel të ri të performancës duke kombinuar një model bazë të përmirësuar ndjeshëm me përmirësimin e trajnimit pas trajnimit,” tha kompania në një postim në blog që i atribuohet Koray Kavukcuoglu, CTO i Google DeepMind.

Google vetëm sa kishte filluar të lançonte Gemini 2.0 në shërbimet e saj duke e përdorur për të fuqizuar AI Mode në kërkim dhe Deep Research në pyetjet më komplekse. Gemini 2.5 Pro është i disponueshëm nga ky moment në Google AI Studio dhe Gemini Advanced. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

certifikimi i zgjedhjeve me se largu neser cakolli qeveritaret deputete duhet te dorehiqen pas vendimit te supremes 67e41fbbb1a70
Story i mëparshëm

Certifikimi i zgjedhjeve, më së largu nesër/ Cakolli: Qeveritarët-deputetë duhet të dorëhiqen pas vendimit të Supremes

nje zevendesues per lewandowskin 67e4237864442
Story i radhës

Një zëvendësues për Lewandowskin

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë