google konfirmon oren inteligjente debuton ne vjeshte 627ccf9d0a971

Google konfirmon orën inteligjente, debuton në Vjeshtë

May 12, 2022
1 minut lexim

Sekreti më i keq në historinë e teknologjisë, Google sot konfirmoi se ora inteligjente e shumëpërfolur Pixel Watch ekziston dhe është e vërtetë.

Madje në konferencën I/O 2022 Google tregoi edhe disa pamje që të ngjanin shumë me një orë Samsung Glaxy Watch.

Pajisja do të vijë me Wear OS 3 që kompania e lançoi vitin e kaluar në bashkëpunim me Google. Kompania premtoi disa integrime e një prej tyre është Fitbit dhe funksionalitetet e aktivitetit fitnes.

Google tha se ka punuar nga afër me Samsung dhe Fitbit për të implementuar një monitorim konstant dhe të saktë të matjes së rrahjeve të zemrës dhe gjurmimit të gjumit.

Përtej këtyre shumë pak informacion ekziston në lidhje me Pixel Watch me përjashtim se do të debutojë në Vjeshtë krahas modeleve Pixel 7 dhe Pixel 7 Pro. Nuk dimë se çfarë çipi do të ketë e as baterinë.

Një gjë është e sigurte se ora Galaxy Watch 4 e Samsung, e para me WearOS nuk funksionon me pajisjet iOS. Me shumë gjasa kjo vlen edhe për Pixel Watch edhe pse shumica e atyre që kanë një iPhone do të blinin një Apple Watch që të paktën deri sot është më e mira. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

pamje ukraina shkaterron uren qindra ushtare ruse te vdekur 627ccf6b3aa3c
Story i mëparshëm

Pamje/ Ukraina shkatërron urën, qindra ushtarë rusë të vdekur

e zbulon robert berisha a jane ribashkuar tuna dhe patrisi foto lajm 627ccfd9010cd
Story i radhës

E zbulon Robert Berisha: A janë ribashkuar Tuna dhe Patrisi? (FOTO LAJM)

Të fundit nga

ShkoLartë