google ka monopol ne kerkimin online vendosi nje gjykate amerikane 680220c056c5e

Google ka monopol në kërkimin online vendosi një gjykatë Amerikane

April 18, 2025
1 minut lexim

Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara tha se Google mban një monopol në reklamimin online. New York Times raportoi ditën e Enjte se gjykatësja Leonie Brinkema e Distriktit të Virxhinias tha se kompania ka shkelur ligjin për të mbajtur dominimin e saj në reklamat dixhitale.

“Jo vetëm që ka privuar rivalët nga mundësia për të konkurruar, por sjellja përjashtuese e Google ka goditur konsumatorët, proceset konkurruese dhe si rezultat privuar konsumatorët nga një internet dhe informacion i hapur,” tha gjykatësja.

Çështja buronte nga një padi e Departamentit Amerikan të Drejtësisë dhe 8 shteteve Amerikane. Ata akuzonin Google se ka monopolizuar në mënyrë të paligjshme tregun e reklameve online dhe përdorur këtë fuqi për të fituar më shumë terren në këtë industri.

Qeveria Amerikane thotë se Google ka 87 përqind të tregut të reklameve online. Gjykata gjithashtu rrëzoi gjysmën e padisë së qeverisë Amerikane duke thënë se mjetet si DoubleClick nuk dëmtojnë konkurrencën.

Padia thoshte se monopoli i Google detyron publikuesit të përdorin softuerin e saj të reklamave duke mos ju lënë organizatave mediatike dhe uebsajteve të tjera më shumë hapësirë. Sipas qeverisë Amerikane një gjë e tillë ka reduktuar të ardhurat e uebsajteve të lajmeve, veçanërisht atyre me abonime.

Vendimi më i fundit i gjykatëses Brinkema vjen pas një tjetër vendimi në Gusht ku tha se Google ka monopolizuar kërkimin online. Asokohe gjykatësi Amit Mehta kërkoi shpërbërjen e Google ndërsa Brinkema tashmë përballet me një tjetër vendim të vështirë përballë një kompanie 1.9 trilionë dollarëshe. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

nderohen deshmoret e komunes se prishtines kreret institucional bejne homazhe te varrezat 68021df4a364a
Story i mëparshëm

​Nderohen dëshmorët e Komunës së Prishtinës, krerët institucional bëjnë homazhe te varrezat

te tottenham pergatiten per revolucion 6802217458832
Story i radhës

Te Tottenham përgatiten për revolucion

Të fundit nga

Microsoft i jep lamtumirën fjalëkalimeve

Pas ofroi mbështetje për identifikimin pa fjalëkalim në Windows prej disa vitesh, Microsoft ka vendosur të bëjë lëvizjen më të madhe drejt një të ardhmeje pa to. Tani kompania do tu kërkojë

Komunikacioni në vend zhvillohet pandërprerje

10 Shkup, 2 maj  – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana
ShkoLartë