Biznesi Cloud i Google do të ndërtojë një ekip për krijimin e shërbimeve për zhvilluesit e aplikacioneve blockchain ndërsa kompania përpiqet të përfitojë nga popullariteti në rritje i kriptomonedhave dhe projekteve të ngjashme.
Zëvendës presidenti i Google Cloud Amit Zavery ju tha punonjësve në një e-mail ditën e Premte se ideja e tij ishte ta bënte Platformën Google Cloud si zgjedhjen numër një për zhvilluesit në blockchain.
“Ndërsa bota është ende herët të përqafojë Web3, tregu i saj ka filluar tashmë të tregojë potencial të lartë dhe shumë konsumatorë të Google Cloud kanë kërkuar rritjen e mbështetjes për Web3 dhe teknologjitë crypto,” shkruante Ai.
Pionerët e Web3 kanë krijuar një set sistemesh të decentralizuara p2p me të cilat shpresojnë të ndërtojnë internetin e gjeneratës së re. Është një filozofi që sfidon gjendjen aktuale të uebit krijuar nga korporata masive si Amazon, Google dhe Facebook.
Google dëshiron tu ofrojë shërbime zhvilluesve të interes në softuerët Web3 ndërsa kompania konkurron me Alibaba, Amazon dhe Microsoft në infrastrukturën cloud.
Edhe pse entuziazmi rreth bitcoin, kriptomonedhës më popullore në botë, është venitur disi këtë vit me investitorët të cilët janë distancuar nga asetet me risqe të larta, aplikacionet blockchain vazhdojnë të kenë adoptim të lartë në industri si shërbimet financiare apo shitje me pakicë.
Google qëndron pas Amazon dhe Microsoft me shërbimet cloud, por biznesi po rritet më shpejtë. /CIO Albanian