Bashkimi Europian fitoi betejën në gjykatë kundër Google që mban në fuqi një gjobë të vendosur në 2018-ën për abuzim me pozitat dominuese në treg dhe dëmtim të konkurrencës.
Google është përpjekur të apelojë akuzat për të cilat u gjobit me 4.3 miliardë euro. Gjykata e Përgjithshme Evropiane vendosi këtë mëngjes që gjoba të mbetej në fuqi por e reduktuar në 4.1 miliardë euro duke konfirmuar pretendimet e Komisionit Europian.
Komisioni vendosi në 2018-ën se Google kishte abuzuar duke detyruar prodhuesit e telefonëve Android të pranojnë disa kushte për mënyrën sesi shesin telefonët e tyre.
Prodhuesit që dëshironin të shisnin telefonë Android duhej të përmbaheshin këtyre kushteve dhe të mos shisnin pajisje që përdorin versione Android të paaprovuara nga Google krahas instalimi të aplikacioneve të këtij të fundit në rast se dëshironin të kishin Play Store.
Madje Google kishte paguar prodhuesit e telefonëve dhe operatorët celularë që të instalonin Google Search në pajisjet e konsumatorëve.
Google në gjykatë argumentoi se Komisioni në mënyrë të pasaktë kishte gjykuar kompaninë si forcë dominuese në treg dhe se veprimet e kompanisë ishin bërë me qëllim që të parandalohej fragmentimi i Android.
Vendimi i sotshëm vjen nga gjykata e dytë më e lartë Europiane, Gjykata e Përgjithshme, që do të thotë se Google ende mund ta dërgojë tek Gjykata e Drejtësisë. /PCWorld Albanian